" Windows-i fiton çertifikatën e standardit të sigurisë
Gjashtë versione të sistemit operativ Windows nga Microsoft fituan çertifikaten e pavarur për sigurim nga qeveria Amerikane. "Common Criteria Security Cerfitication" tani është e garantuar për Windows XP Professional SP2, Windows XP Embedded SP2 dhe katër versione të Windows Server 2003.
Çertifikata Common Criteria është ratifikuar si standard ndërkombëtar në vitin 1999, dhe roli i saj është të lejon vlerësimin e prodhimeve kompjuterike për ti lehtësuar vendimet për blerje. Gjithashtu, çertifikata ndikon që besimi në prodhim të rritet.
|
 |
Lansohet projekti Free60 për portimin e GNU/Linux në Xbox 360
Rishtazi u lansua Wiki portali së bashku me "mailing" listën për projektin Free60. Ky projekt është i përqendruar në portimin e sistemeve operative me kod burimor të hapur sikur GNU/Linux dhe Darwin në konzolën e Microsoft korporatës--Xbox 360. Pritet që kjo faqe të pasurohet intenzivisht me material pasi që konzola Xbox 360 sapo doli këtë të Marte (22 Nëntor) në shitje për fre
Free60 Project:
http://www.free60.org/
|
 |
Windows XP në shqip
Doli pakoja e ndërfaqes së Windows XP në shqip. Për shtimin e gjuhës shqipe ka merita Qendra për Edukim dhe Përparim nga Kosova.
Sipas informatave në web-sitin zyrtar, pakoja mund të instalohet vetëm në sistemet e licensuara. Në Kosovë e Shqipëri kopjet e tilla janë shumë të rralla, për shkak të mungesës së ligjeve për pirateri.
Kjo pako mund të shkarkohet në likun e mëposhtëm. Gjatë procesit të shkarkimit kërkohet që së pari të verifikohet kopja origjinale e sistemit aktual përmes mjetit "Genuine Microsoft Software".
Për instalimin e kësaj pakoje nevojitet:
- Windows XP me Paketë shërbimi (SP2)
Versioni shqip i Windowsit XP Profesional me SP2 ose Windows XP
- 4.63 Mb nga hapësira e lirë në dispozicion për shkarkim
- Rreth 15MB nga hapësira e lirë për instalim Downladoje ketu
|
 |
Daniel Robbins punësohet në Microsoft
Themeluesi i Gentoo Linux, Daniel Robbins që në vitin e kaluar e lëshoi pozitën e tij si Arkitekti Kryesor i GNU/Linux shpërndarjes Gentoo Linux, që nga 23 Maji i këtij viti morri një pozitë të re në korporatën Microsoft. Robbins deklaroi që ky hap është bërë për shkak se ai dëshiron ti ndihmoje udhëheqjes të Microsoft për kuptimin e konceptit të kodit burimor të hapur si dhe të projekteve të udhëhequra nga komuniteti. Robbins, megjithëse e bëri këtë hap, ai arriti ta bëj finalizimin e transferit të pronës intelektuale të Gentoo-së tek Gentoo Foundation, Inc.
|
 |
Rrjeta dhe Infrastuktura
|
|

|
Yahoo! Messenger do të ketë aftësi VoIP
Yahoo! lajmëroi se versioni i ardhshëm i Yahoo! Messenger do të ketë aftësi për komunikim me zë. YIM do të posedon aftësi për telefoni në internet sikur Skype, Google Talk, etj. Çka e bënë Yahoo! më atraktive se tjerat është çmimi i thirrjeve në telefonat e zakonshëm, që për SHBA është %%CONTENT%%.01 ndërsa për shtetet e zhvilluara %%CONTENT%%.02. Shërbimi gjithashtu posedon aftësi për video konferencë.
Pritet që edhe MSN Messenger të fiton aftësi të tilla, sidomos mbasi që Microsoft e bleu kompaninë e shërbimeve VoIP, Teleo.
Evolucioni i telekomit po vazhdon dhe hapat e parë janë thirrjet prej internetit në sistemin e zakonshëm telefonik, por së shpejti me përhapjen e teknologjive si WiMAX, telefonia e zakonshme do të humb rëndësinë e vet. Por, besohet se deri sa VoIP përqëndrohet në klientët për porosi të menjëhershme (Ang: instant messaging) VoIP do të ketë ndikim të kufizuar në tregun e komunikimit me zë.
|
 |
British Telecom zgjidhet si partner strategjik për PTK-në
Telekomi i Kosovës zgjodhi BT Group PLC si partner strategjik për rindërtimin e sistemit telefonik në Kosovë. Nga deklarata për shtyp, PTK-ja thotë se "bordi menaxhues i PTK-së vendosi se British Telecom-i ka fituar tenderin ndërkombëtar për partner strategjik".
Detalet mbi marrëveshje nuk janë publikuar ende.
Partneri si BT-ja iu nevojitet PTK-së për ti ndihmuar në këtë fazë kalimatre. Gavin Jeffrey, nga PTK-ja, deklaroi se "[ne, PTK-ja,] si kompani e telekomit, duhemi të informohemi se çka është duke ndodhur me kompanitë tjera të telekomit në botë, përndryshe ekziston rreziku se PTK-ja do të mbetet mbrapa tjerëve".
Kjo është shenjë e mirë për një treg i cili momentalisht nuk ofron shumë zgjidhje për përdoruesit e telefonisë në Kosovë. Prania e BT në këtë treg mund të ndikon në ulje të çmimeve por edhe përmirësimin e shërbimeve për shtetasit e Kosovës
|
|
Raporti shkollor përmes SMS-it në shkollat Kroate
Nxënësit në shkollat Kroate do ta kenë më vështirë ti ikin bërjës së detyrave dhe ti fshehin rezultatet. Programi i financuar nga Ministria e Edukatës do ti mundëson prindërve të nxënësve të kenë çasje në raportin shkollor përmes telefonit mobil, apo përmes SMS-it. Drazen Vikic Topic nga Ministria e Edukatës deklaroi "Prindërit do të pranojnë informatat e përgjithshme mbi ndodhitë në shkolla, aktivitetet, si dhe notat dhe sjelljen e nxënësve...ata gjithashtu do të pranojnë informata mbi detyrat apo mungesat e nxënësve".
Programi është i njohur si "Informimi Shkollor me SMS" dhe kushton 30 Kuna apo 4 Euro për muaj.
115 shkolla fillore dhe të mesme do ta zbatojnë programin këtë Projekti pilot është zbatuar vitin e kaluar në shkollat e mesme në Zagreb.
Nada Maric, drejtoresha e shkollës së mesme në Zagreb deklaroi "rezultatet ishin të shkëlqyeshme. Kjo paraqiti mënyrë të lehtë dhe shpejtë për çasje në informatat e nevojshme". Ajo shtoi "nëse nxënësi nuk paraqitej në shkollë, prindi informohej brenda 10 minutave".
Prodhimi është zhvilluar nga kompania Kroate, Kate-Kom. Programi është duke u zbatuar në Rusi, dhe kanë filluar bisedimet për zbatim në Bosnje, Republik Çeke, Iran, Slovaki dhe Sloveni.
Një nga rezultatet e programit mund të jetë krijimi i kuadrit më të mirë të nxënësve në Kroaci dhe shtetet tjera. Informimi i prindërve mbi punën e fëmijëve të tyre e përforcon sistemin edukativ dhe si pasojë shtetin. Zbatimi i një sistemi të tillë në Kosovë mund të ketë ndikim pozitiv sepse Kosovës tani i nevojitet fuqizimi i edukatës shkollore.
|
Sigurimi Digjital
|
|
Trojani për Google Adsense dhe reklamat joautentike të Google
Trojani ende i paemërtuar është duke infektuar kompjuterat të cilët punojnë nën Windows dhe duke ofruar reklama false të Google Adsense. Reklamat zakonisht janë të natyrës SPAM, dhe infektimi mund të detektohet shpejtë.
Trojani është zbuluar nga Raoul Bangera, nga India, por mendohet që ishte i pazbuluar që një kohë të shkurtër.
Reklamat e bëra përmes Google Adsense zgjidhen ashtu që të kenë lidhje me sitin i cili është duke u vizituar. Nëse vizitohet siti për udhëtime turistike, reklamat do të kenë përmbajtje të ngjajshme.
|
|
Telefoni i cili e njeh të ecurit e pronarit
Hulumtuesit nga VTT Technical Research Center në Finlandë kanë zhvilluar prototipin e telefonit mobil i cili përmbanë sensora të lëvizjes për ta regjistruar mënyrën e ecjës së pronarit. Telefoni është i programuar të njeh ecjën e personit i cili është duke e mbartur atë me mënyrën që është regjistruar për ta bllokuar telefonin në rast të vjedhjes.
Kur telefoni detekton se personi nuk është pronari i regjistruar, përdoruesi duhet ta shkruan fjalëkalimin për ta përdorur atë.
Heikki Ailisto nga VTT thotë mbasi që vëzhgimi është konstant, metoda është më efikase sesa kërkimi i fjalëkalimit kur përdoren metodat si vërtetimi i shenjave të gishtave. "[telefoni] regjistron formacionin e ecjës brenda disa orëve duke krijuar 'kodin e ecjës' (Ang: gait code)".
Analiza e ecjës është metodë biometrike e përdorur për identifikimin e personave.
Në testet e VTT telefoni 98% të kohës e identifikonte me sukses pronarin e vet. Por efikasiteti i kësaj metode ishte i kufizuar sepse kishte sukses të madh kur telefoni ishte i lidhur për rrip ndërsa jo aq të madh kur telefoni gjindej në çantë apo xhep.
Një skenar tjetër ku telefoni nuk mund të jetë i përdorshëm është kur personi konsumon alkohol. Me ndryshim të mënyrës së ecjës kur alkoholi është në pytje, telefoni mund të bllokohet me ç'rast personit duhet ti kujtohet fjalëkalimi (që mund të jetë vështirë ti kujtohet në atë gjendje).
|
|
Kapja e fjalëkalimeve përmes tingujve të tastierës
Hulumtuesit nga University of California, Berkeley, kanë zbuluar një metodë të re për kapjen e fjalëkalimeve të shtypura në tastierë duke i dëgjuar tingujt e krijuar nga pajisja. Ekipi hulumtues arriti të zbulon informatat apo germat e shtypura me saktësi 96%.
Duke përdorur mikrofon të zakonshëm, 10 minuta të zërit të regjistruar dhe algoritmin kompjuterik (si dhe kontrolluesit e drejtshkrimit) saktësia ishte 70%, por me kohë saktësia për germa u arrit deri më 96% (pasi që softueri mësoi si ti dallon tingujt më mirë .
Edhe pse metoda nuk është ideale (kur përdoren pullat si CTRL apo SHIFT), kjo tregon se siguria akustike dhe fizike e kompjuterit gjithashtu janë të rëndësishme. Gjithashtu, metoda e re për kapje të informatave i hap dyert e një fushe të re të sigurimit e cila deri sot nuk konsiderohej si rrezik i vërtet.
|
 |
Roboti kamarier i cili bisedon me klienta dhe ka aftësi të përcakton peshën e objekteve
Edhe pse deri tani Korea ka parë disa robota humanoid, roboti kamarier i krijuar nga Ekipi për Robotikë Inteligjente nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë së Koresë është më special sepse ka aftësi të bisedon me klientët.
T-Rot, apo "Thinking Robot" i ka dy kamera që i lejojnë njohjen e objekteve dhe të fytyrave të personave. T-Rot gjithashtu ka aftësi të njeh zërin e personit të caktuar.
T-Rot gjithashtu ka aftësi të njeh objektet duke i prekur, dhe kjo është e mundur përmes filmit poliamid dhe sensorave tri-boshte që i lejojnë përcaktimin e presionit vertikal dhe rrëshqitjes horizontale. Kjo i lejon robotit ta përcakton peshën e objektit. Duke e ditur peshën roboti mund të vlerëson forcën e nevojitur për mbartje/ngritje të objektit si gota apo shishja.
|
 |
|
|
|
|
|
|
|